Türkiye dënon ashpër sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Beit Lahia të Gazës / Photo: AA

Ministria e Jashtme e Türkiyes ka dënuar ashpër masakrimin e dhjetëra palestinezëve, shumica gra dhe fëmijë si pasojë e sulmit ajror që Izraeli kreu ndaj një spitali në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës. Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

"Dënojmë ashpër masakrimin e dhjetëra palestinezëve shumica gra dhe fëmijë si pasojë e sulmit ajror që Izraeli kreu ndaj një spitali në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës. Këto sulme të vazhdueshme tregojnë se ndaj Izraelit duhet të zbatohen sanksione dhe veçanërisht embargo armësh", thuhet në deklaratën e ministrisë turke.

Po ashtu, në deklaratën e ministrisë thuhet se ata që ofrojnë mbështetje ndaj qeverisë "gjenocidale" të Izraelit, janë bashkëfajtorë në këto krime.

Në dy sulme të ndryshme që Izraeli kreu afër spitalit "Kamal Adwan" në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, u vranë 88 palestinezë, ndërsa 100 të tjerë u plagosën.

TRT Balkan / agjencitë