Türkiye përcjell ngushëllimet për viktimat e zjarreve në Los Angeles, Kaliforni, tha të premten Ministria e Jashtme turke.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga fatkeqësia e zjarrit që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Los Anxhelosit dhe zonat përreth tij”, tha ministria në një deklaratë.
“I shprehim ngushëllimet tona popullit të Shteteve të Bashkuara për humbjen e jetëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.
Los Anxheles po përballet me një stuhi historike zjarri që ka shkatërruar komunitetet lokale.
Zjarri më i madh ka djegur 17.234 hektarë në dhe rreth lagjes luksoze Pacific Palisades pranë bregut.
Zjarri i Eaton ka djegur 10.600 hektarë në ultësirat në dhe rreth qytetit të Altadena, në verilindje të qendrës së Los Anxhelosit.
Të dy këto zjarre janë 0% të kontrolluara mes erërave të forta që kanë ndezur skëterrët dhe kanë dërguar prush të nxehtë përmes ajrit.
Tri zjarre të tjera më të vogla – Hurst, Lidia dhe Sunset – po digjen gjithashtu në zonën e LA.
Zjarrfikësit kanë qenë në gjendje të vënë zjarrin Lidia nën kontroll 60%, ndërsa urdhrat e evakuimit në Hollywood Hills u hoqën të enjten në mëngjes, pasi përpjekjet për ta marrë kontrollin e Sunset Fire morën vrull.