Ukraina: Kemi vrarë 77 ushtarë të Koresë së Veriut në tri ditët e fundit.            Foto: Reuters

Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë 77 ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në tri ditët e fundit.

Informacioni për sulmet e forcave të operacioneve speciale ukrainase në rajonin e Kurskut u publikuan në rrjetin social të ushtrisë ukrainase.

Forcat ukrainase thuhet se kanë vrarë 77 ushtarë të Koresë së Veriut, kanë plagosur më shumë se 40 dhe kanë shkatërruar 12 automjete dhe tre transportues të personelit në tri ditët e fundit.

Në deklaratën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet gjithashtu se një magazinë që përmbante pjesë për dronët Shahed të përdorur nga Rusia në sulmet ndaj Ukrainës në zonën ekonomike Alabuga u shkatërrua.

Ata shtojnë se magazina përmbante 65 avionë drone, si dhe motorë, sisteme navigimi dhe kamera termike për prodhimin e dronit Shahed-136. U theksua se i gjithë materiali në magazinë është djegur dhe dëmi vlerësohet në rreth 15,4 milionë euro.

“Zjarri shkatërrues është një tjetër goditje për kompleksin ushtarako-industrial rus”, thuhet në njoftim.

TRT Balkan / agjencitë