Ukraina herët të mërkurën pretendoi se ka rimarrë kontrollin e fshatit Urozhaine në rajonin lindor të Donetskut.
"Urozhaine është çliruar. Mbrojtësit tanë po konsolidojnë pozicionet e tyre", tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, në një deklaratë në Telegram, duke shtuar se ofensivat e tyre po vazhdojnë.
Në një deklaratë të veçantë, Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia bëri "përpjekje të pasuksesshme" për të rikthyer pozicionet e saj të humbura pranë Urozhaine dhe kreu sulme ajrore në rajon gjatë ditës së kaluar.
Muajin e kaluar, Ukraina pretendoi se kishte rimarrë fshatin Staromaiorske, në perëndim të Urozhaine.
Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar ende këtë pretendim, ndërkaq verifikimi i pavarur i pretendimeve të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftimeve në vazhdim.