Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se kanë rrëzuar një bombardues rus Tu-22M3.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka sulmuar territorin e Ukrainës gjatë natës me 22 lloje raketash dhe 14 mjete ajrore pa pilot të tipit “Shahed”.
Gjithashtu, u tha se forcat ukrainase shkatërruan dy raketa H-101/H-555, 14 mjete ajrore pa pilot, 11 raketa të drejtuara H-59/H-69 dhe dy raketa lundrimi X-22.
Njësitë raketore të mbrojtjes ajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Drejtorinë kryesore për Çështjet e Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, për herë të parë rrëzuan një bombardues strategjik me rreze të gjatë të tipit Tu-22M3, një transportues të Raketave Kh-22, të cilat terroristët rusë i përdorën për të sulmuar qytetet paqësore të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.
Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një bombardues ushtarak i tipit “Tu-22M3” u rrëzua në rajonin e Stavropolit për shkak të një mosfunksionimi teknik.