Ukraina pretendon se ka shkatërruar një varkë patrullimi ruse. / Foto: AA

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha të martën se kishte shkatërruar një varkë patrullimi ruse pranë ngushticës Kerç midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Shërbimi Informativ i Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) deklaroi në Telegram se gjatë natës sulmoi anijen patrulluese Sergej Kotov, e cila dyshohet se i përket flotës ruse të Detit të Zi.

Më tej, në deklaratë thuhet se sulmi me dron detar ka dëmtuar pjesën e pasme të anijes, si dhe anën e majtë dhe të djathtë të saj.

“Misioni u zhvillua në bashkëpunim me Forcat Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Transformimit Digjital të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Thuhet se nga shkatërrimi i anijes është shkaktuar një dëm prej rreth 65 milionë dollarësh.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende këto pretendime.

TRT Balkan / agjencitë