Ukraina: Rusia kreu sulme ndaj objekteve energjetike në pesë rajone / Foto: AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse ka kryer sulme intensive me dronë dhe raketa në objektet energjetike në rajonet e Kharkiv, Kiev, Zaporozhye, Odessa dhe Lviv.

Zelensky deklaroi se Rusia sulmoi territorin ukrainas gjatë natës duke përdorur më shumë se 40 raketa dhe rreth 40 mjete ajrore pa pilot të tipit "Shahed".

Ai ka thënë se kanë arritur të rrëzojnë vetëm disa nga raketat dhe dronët.

Zelensky theksoi se ushtria ruse shënjestroi objektet e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

"Një sulm tjetër i poshtër me raketa u krye në Kharkiv. Objektet në rajonet e Kievit, Zaporozhye, Odesa dhe Lviv gjithashtu u shënjestruan", tha Zelensky.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas deklaroi se forcat ukrainase shkatërruan 37 dronë gjatë natës.

Ministri ukrainas i Energjisë Herman Galushchenko deklaroi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se Rusia ka sulmuar sërish infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

"Objektet e sistemit të prodhimit dhe transmetimit në rajonet e Kharkiv, Zaporozhye, Lviv dhe Kiev u sulmuan. Inxhinierët e energjisë po punojnë për të eliminuar pasojat e sulmit", tha Galushchenko.

TRT Balkan / agjencitë