Ukraina pretendoi të premten se forcat ruse goditën Kostiantynivka, një qytet industrial në rajonin lindor të Donetskut.
Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko në njoftimin e shpërndarë në Telegram, tha se sulmi vrau 10 persona dhe plagosi 35 të tjerë.
"Një zjarr (që shpërtheu pas sulmit) në një qendër tregtare që përfshiu një sipërfaqe prej 1.000 metrash katrorë është shuar. Shërbimet operative, duke përfshirë shërbimin e urgjencës shtetërore, policinë dhe një njësi paramedikale, po punojnë në vend”, tha ministri.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se sulmoi një supermarket dhe një zyrë postare në Kostyantynivka, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 24 të tjerë.
Operacioni i shpëtimit vazhdon dhe ka njerëz nën rrënoja, tha Zelenskyy, në një deklaratë në Telegram.
Rusia ende nuk ka komentuar mbi pretendimet.