Ukrainë: Tetë persona u plagosën në një sulm me raketa në Dnieper / Photo: AA

Tetë persona u plagosën në një sulm me raketa ruse herët të martën në qytetin e katërt më të madh të Ukrainës, Dnipro.

"Në Dnieper, ekipet e shpëtimit shuan një zjarr që u ngrit si rezultat i një sulmi të armikut në mëngjes.Tetë persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën më herët", njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Telegram.

Guvernatori i Dnipropetrovsk, Serhii Lisak, tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dy raketa mbi rajon, por mbetejet nga raketat dëmtuan infrastrukturën civile dhe shkaktuan zjarr.

Lisak tha se njëri prej fëmijëve është një muajsh dhe do të trajtohet në mënyrë ambulatore, ndërsa një 17-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë.

“Makinat janë dëmtuar. Xhama të thyer ka në shtëpi private, ndërtesa shumëkatëshe dhe në spital”, shtoi ai.

Ai tregoi se ekipet e drejtorive përkatëse po punojnë për largimin e mbetjeve nga zona.

“Ndërkohë, edhe qyteti i Nikopolit ishte shënjestër e një sulmi nga dronët rusë gjatë natës”, tha Lisak dhe theksoi se nuk ka pasur viktima.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Nikolai Oleschuk, më vonë njoftoi se dy raketa Iskander ishin rrëzuar mbi rajonin e Dnipropetrovsk dhe ishin lëshuar nga Krimea, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Ai vuri në dukje se dy nga katër dronët rusë të nisur gjatë natës u rrëzuan gjithashtu nga mbrojtja ajrore e vendit.

Autoritetet ruse ende nuk kanë komentuar këto pretendime.

AA