Ukrainë: Turizmi i luftës, mungesë respekti apo mundësi mësimi?     /Foto: AA

Në kohë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, disa kompani ftojnë turistët të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin se si është të jetosh në mes të luftës nëpërmjet turizmit të luftës.

Ukrainë: Turizmi i luftës, mungesë respekti apo mundësi mësimi? Others

Turizmi i luftës, i cili është një çështje e diskutueshme në vend, konsiderohet nga disa si mungesë respekti për viktimat e luftës, ndërsa të tjerë besojnë se është e rëndësishme të kujtojnë historinë dhe të mësojmë prej saj.

Lufta ruso-ukrainase e filluar në shkurt të vitit 2022 po vazhdon me intensitet të lartë. Aktualisht forcat ukrainase po zhvillojnë kundërofensivën e përgatitur për muaj me radhë me partnerët perëndimorë. Veprimet e këtilla pala ruse i ka konsideruar si të dështuara, ndërsa Kievi vazhdon me aksionet në jug të vendit.

Ukrainë: Turizmi i luftës, mungesë respekti apo mundësi mësimi? AA

Ditë më parë pala ukrainse njoftoi se forcat ruse në distriktin Bakhmut të rajonit Donetsk u “detyruan të tërhiqeshin” nga pozicionet në zonë.

Ukrainë: Turizmi i luftës, mungesë respekti apo mundësi mësimi? AA

“Në drejtim të Bakhmut, trupat tona vazhdojnë të kryejnë aksione sulmuese në veri dhe në jug të qytetit të Bakhmut. Gjatë aksioneve sulmuese-sulmuese të ushtarëve tanë, armiku u detyrua të tërhiqej nga pozicionet e tyre në zonën e Andriivkës”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në Facebook.


TRT Balkan / agjencitë