Në sulmin rus në qytetin port të Ukrainës, Odesa, sipas informacioneve të fundit, pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Po ashtu sot, qyteti i dytë më i madh ukrainas, Kharkiv, ishte objektiv i sulmeve ruse, ku mbetën të vrarë dy persona. Raketa ruse goditi një institucion arsimor në një park të njohur në Odessa.
Guvernatori rajonal Oleg Kiper njoftoi në rrjetin social Telegram se, përveç të vrarëve në sulm, një tjetër burrë vdiq nga një goditje në tru, gjë që mund t'i atribuohet sulmit.
Kiper tha gjithashtu se tetë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, i cili është në gjendje të rëndë. Një tjetër fëmijë dhe një grua shtatzënë janë mes të plagosurve.
Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha në një postim në kanalin Telegram të ushtrisë se sulmi u krye nga një raketë balistike Iskander-M me një kokë lufte grumbulluese.
Sot në rajon është shpallur ditë zie.
Raketat ruse goditën dhe dëmtuan gjithashtu një ndërtesë të njohur si "Kështjella e Harry Potter" për shkak të ngjashmërisë së saj me ndërtesën nga filmi i magjistarit të famshëm në sulmin në Odesa.
Ndërtesa që mori flakë është rezidenca e ish-përfaqësuesit Serhii Kivalov, i cili mbeti i plagosur në sulm.
Ajo strehon akademinë juridike të drejtuar nga Kivalov.
Në granatimet e sotme të Kharkiv në verilindje të Ukrainës, e cila është sulmuar pa mëshirë nga forcat ruse, dy persona mbetën të vrarë dhe gjashtë u plagosën, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinjegubov.
Ai tha se Rusia sulmoi Kharkivin me bomba të drejtuara.
Situata u përkeqësua ndjeshëm nga bombardimet ruse të Kharkiv, i cili ndodhet pranë kufirit rus.
Kështu ka theksuar në njoftimin e sotëm organizata humanitare International Rescue Committee (IRC).
Siç u përmend, sulmet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe kanë rritur shumë numrin e viktimave në mesin e popullatës lokale.
Qyteti po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërprerje në furnizimin me ujë dhe ngrohje dhe paralizë të transportit publik.