Ushtarët izraelitë arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Me arrestimin e të paktën 20 palestinezëve në 24 orët e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar, është rritur në 9.510 numri i palestinezëve që janë arrestuar nga ushtarët izraelitë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar edhe 20 palestinezë të tjerë në qytetet El-Khalil, Jenin, Qalqilya, Nablus, Ramallah, Jericho dhe Kuds të Bregut Perëndimor. Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.510 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.

Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve.

Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 560 palestinezë, prej tyre 136 fëmijë, ndërsa janë plagosur 5.300 palestinezë të tjerë.


AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj