Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor arrestuan 10 palestinezë / Photo: Reuters

Ushtria izraelite arrestoi dhjetë palestinezë të tjerë në bastisjet në qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, bastisjet izraelite i kryen gjatë natës në Ramallah, Al-Bire dhe Nablus.

Gjatë bastisjeve në Ramallah dhe Al-Bire, tre gra u arrestuan, duke përfshirë Able Sadat, gruan e Ahmed Sadat, sekretarit të përgjithshëm të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, i cili tashmë i burogsur në një burg izraelit.

Vajza e Sadatit tha në një video të postuar në rrjetet sociale se më shumë se 20 ushtarë hynë në shtëpinë e tyre, morën nënën e saj dhe kontrolluan shtëpinë dhe fotografuan gjërat.

Forcat izraelite arrestuan gjithashtu tre palestinezë në kampin e refugjatëve Balata në Nablusin lindor, një në fshatin Madama në jug dhe tre në qytetin Silvad, në verilindje të Ramallah.

Tensionet po rriten në gjithë Bregun Perëndimor në mes të ofensivës shkatërruese ushtarake të Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 41.200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori.

Të paktën 704 persona, përfshirë 159 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 5700 janë plagosur nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

TRT Balkan / agjencitë