Informacioni i shpërndarë në llogaritë e mediave sociale armene se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit dyshohet se kanë vënë zjarr mbi popullatën civile dhe infrastrukturën civile është krejtësisht i rremë dhe dezinformim, thotë ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
“Siç kemi thënë në mënyrë të përsëritur, popullsia civile dhe objektet civile nuk janë në shënjestër të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit, por neutralizohen vetëm objektivat legjitime ushtarake”, thotë ministria e Mbrojtjes.
Ne vazhdim të kumtesës ministria ka publikur video pamje ku shihen veprimet e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit.
TRT Balkan