Të paktën 30 palestinezë të tjerë u arrestuan të enjten në bastisjet e reja ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan grupet për çështjet e të burgosurve.
“Arrestimet u kryen në qytetet Hebron, Bethlehem, Ramallah, Kudsin (Jerusalem) Lindor, Tulkarem dhe Nablus”, tha Komisioni për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinez në një njoftim të përbashkët.
Shtohet se me arrestimet e reja, numri i përgjithshëm i palestinezëve të ndaluar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit të kaluar ka arritur në më shumë se 10 mijë. Ky numër nuk përfshin të arrestuarit nga Rripi i Gazës, numri i të cilëve vlerësohet të jetë në mijëra.
Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi të 7 tetorit 2023 nga Hamasi.
Të paktën 630 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5.400 të plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, njoftoi ministria e Shëndetësisë së Palestinëz.