Ushtria izraelite u tërhoq nga qytetet jugore të Libanit herët të martën, por forcat e saj mbetën në pesë pika kufitare, raportuan mediat libaneze.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, ushtria izraelite u tërhoq nga qytetet Blida, Yaroun, Maroun al-Ras, Mais al-Jabal, Houla, Markaba, Odeiseh, Kfarkela dhe Wazzani.
Forcat e ushtrisë libaneze hynë në qytetet e çliruara dhe nisën operacionet për t'i pastruar bombat dhe tumat e tokës, raportuan mediat.
NNA-ja tha se misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban (UNIFIL) drejtoi patrulla në zonat e çliruara dhe ngriti disa poste pranë pikave të kontrollit të ushtrisë libaneze.
Agjencia e lajmeve tha se forcat e ushtrisë izraelite janë ende të dislokuara në pesë pika kufitare në Libanin jugor, ngjitur me vendbanimet në veri të Izraelit.