Ushtarët izraelitë vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor /       Foto: AA

Një adoleshent palestinez u vra në një shkëmbim zjarri të hapur nga ushtria izraelite në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite bastisi shtëpitë palestineze në qytetet Ramallah dhe Al-Bire në Bregun Perëndimor.

Kur banorët palestinezë iu përgjigjën sulmeve, ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur municion të vërtetë.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, thuhet se ushtarët izraelitë në Ramallah kanë qëlluar në pjesën e gjoksit të 16-vjeçarit Khalid Raid Suleiman, i cili ndëroi jetë.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr edhe ndaj një adoleshenteje palestineze në Hebron në Bregun Perëndimor.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Që nga 7 tetori sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vrau më shumë se 480 palestinezë.

AA