Ushtria ruse sulmon me raketa kryeqytetin e Ukrainës

Ushtria ruse sulmon me raketa kryeqytetin e Ukrainës

Presidenti Volodymir Zelenski, sulmet rruse i përshkroi si "terror"
Zelensky: Askush në botë nuk ka investuar më shumë në terrorizëm sesa Rusia     Foto:AA

Ushtria ruse kreu sulme me raketa në kryeqytetin Kiev, Kropyvnytskyi, Mykolaiv dhe Donbas të Ukrainës.
Në një deklaratë në rrjetet sociale për sulmet e kryera nga ushtria ruse në vendin e tij të enjten, Volodymir Zelenskyy tha se vetëm në gjysmën e parë të ditës, katër herë u lëshuan paralajmërime për sulme ajrore në Kiev.
“Ushtria ruse kreu sulme me raketa në Kiev dhe në Kropyvnytskyi, goditi Mykolaiv-in dhe vazhdoi një seri sulmesh strategjikisht të pakuptimta dhe brutale në Donbas”, u shpreh Zelenskyy.
Duke i përshkruar sulmet ruse si “terror”, Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij për votën e Senatit të SHBA-së për rezolutën që definon Rusinë si shtet sponsor të terrorizmit.
“Sot në Ukrainë ose çdo ditë pas 24 shkurtit, mund të shihni se askush në botë nuk ka investuar më shumë në terrorizëm sesa Rusia”, tha Zelenskyy.
Sipas Zelenskit kjo me të vërtetë ka nevojë për një përgjigje ligjore globale dhe se nuk ka asnjë arsye pse një reagim i tillë të mos ndodhë në SHBA.

AA