Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të identifikuar në Irakun e veriut dhe Sirinë, pranë kufirit jugor të Türkiyes, tha të premten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. “Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan 2 terroristë të PKK-së të identifikuar në rajonin e Metinas në Irakun verior, dhe 1 terrorist të PKK/YPG-së të identifikuar në rajonin (Operacioni) Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë”, tha ministria në X. “Nuk ka asnjë vend të sigurt për terroristët”, shtuan nga ministria. Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën. Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së. Që nga viti 2016, Ankaraja ka nisur një treshe operacionesh të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore, për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqes (2019).