Policia gjermane ndaloi disa nga simpatizantët e PKK-së që morën pjesë në marshim.

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK, të cilët organizuan marshim në mbështetje të liderit terrorist Abdullah Öcalan në Gjermani, sulmuan një shtetas turk.

Momentet kur mbështetësit e PKK-së sulmuan me shkopinj dhe gurë makinën e një qytetari që priste në semafor të kuq gjatë marshimit në qytetin Essen, janë përhapur dhe bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Si pasojë e sulmit automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha.

Policia gjermane ndaloi disa nga simpatizantët e PKK-së që morën pjesë në marshim.

AA