Ushtria e Ukrainës godet ndërtesën e të ashtuquajturës administratë të Republikës Popullore të Donetskut në zonën nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.
Sipas lajmeve të shtypit rus që i bazon në zyrtarët lokalë, thuhet se Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen sulme artilerike ndaj qendrës së qytetit Donetsk.
Si pasojë e sulmeve në qendrën e qytetit kanë humbur jetën 6 civilë dhe ka të plagosur dhe se disa predha kanë rënë në ndërtesën e të ashtuquajturës administratë të Republikës Popullore të Donetskut, të separatistëve pro-rusë.
Po ashtu thuhet se janë shkaktuar dëme në katin e sipërm të ndërtesës.
Teksa nga predhat janë goditur edhe disa banesa shumëkatëshe në qendrën e qytetit Donetsk, thuhet se njëri prej sulmeve është kryer me multi-raketahedhësit HIMARS, të prodhimit amerikan.