Vajza xhuxhe bëhet me patentë shoferi falë veturës së veçantë.  / Foto: AA

Lazha Wahid Bakr (23), një vajzë xhuxhe parashtroi kërkesë për patentë shoferi kur mbushi 18 vjet.

Kërkesën e parashtroi si person me invaliditet për shkak të shtatit të shkurtër. Megjithatë, përkundër të gjitha përpjekjeve, ajo u detyrua të presë 5 vjet për shkak të mungesës së automjetit të përshtatshëm për të.

Automjeti u projektua për t'iu përshtatur madhësisë së saj dhe më në fund ajo kaloi testin e saj të drejtimit.

Vajza xhuxhe bëhet me patentë shoferi falë veturës së veçantë. AA

Bakr tha se pas aplikimit për patentë shoferi në vitin 2018, procesi nuk ka ecur për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme për "xhuxhe".

Pas kësaj ajo shkoi jashtë vendit, ku edhe dështoi në qëllimin e saj.

Bakr tha se Ako Mohammed Kadir, i cili drejton një autoshkollë në qytet, e telefonoi një mëngjes dhe i tha se donte ta zgjidhte problemin e saj.

Pasi ia matën këmbët, autoshkolla me ndihmën e një kovaçi përshtati pedalet e automjetit ashtu që t'i konvenonin asaj.

Bakr, e cila më në fund ia arriti qëllimit të saj si një person me aftësi të kufizuara, është e lumtur që ka mundur të kalojë testin e saj të shoferit.

Vajza xhuxhe bëhet me patentë shoferi falë veturës së veçantë. AA

"Jam shumë e lumtur që përmbusha ëndrrën time. U bëj thirrje të gjithë personave me aftësi të kufizuara të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre", shtoi Bakr.

TRT Balkan / agjencitë