Forcat ruse kanë sulmuar të hënën në mëngjes kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, si përgjigje ndaj ofenzivës ukrainase në 4 rajonet e aneksuara nga Rusia. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi në Telegram se disa goditje raketash tronditën lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit ukrainas.
Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se të paktën 8 persona humbën jetën dhe 24 u plagosën nga granatimet në lagjen Shevchenkivsky të kryeqytetit Kiev.
Disa shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetin Dnipro, sipas mediave lokale.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përpiqet ta zhdukë vendin e tij nga faqja e dheut.
Të dielën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi inteligjencën ukrainase për kryerjen e, siç e quajti ai, "sulmit terrorist" në urën e Kerçit, që lidh Krimenë me Rusinë.
Një shpërthim i madh të shtunën herët goditi urën e Kerçit, që shërben si rrugë kryesore furnizimi për Rusinë dhe e cila u ndërtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
10 Tet 2022
Vazhdon përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, sulmohet Kievi
Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se të paktën 8 persona humbën jetën dhe 24 u plagosën nga granatimet në lagjen Shevchenkivsky të kryeqytetit Kiev.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.