Ushtria izraelite njoftoi se ushtari i saj, i cili u plagos dje në sulmin e kryer nga Hezbollahu libanez me një mjet ajror pa pilot (UAV) ka vdekur.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se ka vdekur ushtari me gradën rreshter major, i cili u plagos në sulmin ajror të kryer dje nga Hezbollahu.
Izraeli, i cili ka vazhduar sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, po përleshet gjithashtu me Hezbollahun libanez në kufirin verior.
Tensionet janë përshkallëzuar javët e fundit në vijën kufitare midis Izraelit dhe Libanit, të quajtur "Vija e kaltër".
TRT Balkan / agjencitë