Me përpjekjet për të frenuar forcat ruse që po vazhdojnë sulmet, Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur ligjin dhe mobilizimin ushtarak në vend për 90 ditë të tjerë, respektivisht deri më 19 shkurt të vitit të ardhshëm.
Miratimi i legjislacionit të djeshëm, i paraqitur nga presidenti Volodymyr Zelenskyy, hyn në fuqi nga 21 nëntori, kur legjislacioni i mëparshëm për zgjatjen e ligjit ushtarak skadon.
Zgjatja e mëparshme e ligjit dhe mobilizimit ushtarak u miratua më 15 gusht, edhe atë kohë për 90 ditë.
Ligji ushtarak në Ukrainë për herë të parë u shpall më 24 shkurt, kur Rusia nisi luftën ndaj fqinjit të saj. Ai u zgjat për herë të parë në muajin mars për një periudhë 30-ditore.
AA