Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit është në BE / Foto: ATA

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, tha sot kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin tonë. Dhe unë e di se sa e rëndësishme është perspektiva e BE-së për shumë banorë të Gjeorgjisë”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha gjithashtu se edhe Ukraina e ka vendin në BE, ndërsa theksoi ndihmën prej 50 miliardë dollarëve që do të ndahet për rindërtimin e Ukrainës.

“Për Ukrainën ne kemi propozuar 50 miliardë euro të tjera gjatë katër viteve për investime dhe reforma. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e së ardhmes së Ukrainës për të rindërtuar një vend modern dhe të begatë. Dhe kjo e ardhme është e qartë për t’u parë. Ky parlament e ka thënë me zë të lartë që edhe e ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin tonë”, theksoi kryetarja e Komisionit Evropian.

Por, ajo përsëriti se anëtarësimi “bazohet në merita”.

“Anëtarësimi në BE bazohet në merita dhe Komisioni do ta mbrojë gjithmonë këtë parim. Duhet punë e madhe dhe lidership. Por, tashmë ka shumë përparim. Ne kemi parë hapat e mëdhenj tashmë të bërë nga Ukraina që kur i dhamë statusin e kandidatit. Dhe ne kemi parë vendosmërinë e vendeve të tjera kandidate për të zbatuar reformat”, theksoi Von der Leyen.

TRT Balkan / agjencitë