Vriten 15 palestinezë në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës.            Foto: AA

Të paktën 15 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shënjestroi një shkollë të OKB-së në të cilën janë strehuar palestinezë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Al-Bureij në qytetin Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Si pasojë e shënjestrimit të shkollës "Abu Hamisa" që operon nën strukturën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), humbën jetën tre palestinezë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Nga zjarri që u shkaktua në shkollë si pasojë e sulmit izraelit u dogjën 15 tenda ku qëndronin familjet palestineze.

Ekipet e shëndetësisë në qytetin Rafah në jug të Gazës gjatën trupat e nëntë palestinezëve që humbën jetën si pasojë e shënjestrimit dje nga ushtria izraelite ndaj palestinezëve në lindje të qytetit.

Në deklaratën e Mbrojtjes Civile thuhet se 3 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në qytetin e Gazës.

TRT Balkan / agjencitë