Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe 172 të tjerë janë plagosur nga sulmet e Izraelit në Liban në 24 orët e fundit.
Në një deklaratë me shkrim të ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, u publikua bilanci i sulmeve të ushtrisë izraelite të hënën në fshatrat dhe qytetet në jug të Libanit, Bekaa, Baalbek dhe kryeqytetin Bejrut.
Sipas kësaj, 95 persona humbën jetën dhe 172 të tjerë u plagosën në sulmet e fundit.
TRT Balkan / agjencitë