Ushtria izraelite këtë mëngjes njoftoi se një nga oficerët e saj ushtarakë u vra dhe një ushtar u plagos në përleshjet me grupin Hezbollah në Libanin jugor.
Oficeri identifikohet si Sgt. Major Ronny Ganizate, i Batalionit 5030 të Brigadës Alon.
Në deklaratë shtohet se një ushtar rezervist nga i njëjti batalion u plagos rëndë në të njëjtin incident dhe u dërgua në spital.
Që nga 1 tetori, në deklarata të veçanta, Hezbollah tha se luftëtarët e tij penguan disa përpjekje të ushtrisë izraelite për të depërtuar në Libanin jugor.
Që nga 23 shtatori, Izraeli ka kryer sulme masive ajrore anembanë Libanit kundër asaj që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 1.323 njerëz, duke plagosur mbi 3.700 të tjerë, si dhe duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 1,2 milion banorëve.
Fushata ajrore ishte një përshkallëzim në luftën ndërkufitare 1-vjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale të Tel Avivit ndaj Rripit të Gazës, ku janë vrarë të paktën 42 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se rajoni i Lindjes së Mesme ishte në prag të një lufte rajonale mes sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur më 1 tetor një pushtim tokësor në Libanin jugor.