Vritet edhe një tjetër gazetar në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ushtria izraelite dje synoi një grup gazetarësh në detyrë në qytetin Hamed, në veriperëndim të Khan Younisit.
Pas sulmit, fati i gazetarit palestinez Ibrahim Muharib nuk dihej. Megjithatë, trupi i tij i pajetë u gjet më vonë në afërsi të qytetit Hamad.
Edhe gazetarja palestineze Selma al-Kaddumi u plagos dje kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj grupit të gazetarëve në detyrë në Hamed.
Në shkelje të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij të vazhdueshme brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.
Që atëherë, janë vrarë 40.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe pjesë të mëdha të Rripit të Gazës janë në gërmadha.
Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.
19 Gus 2024
Vritet një tjetër gazetar në sulmet izraelite në Gaza
Sipas raportimeve të mediave lokale, ushtria izraelite dje synoi një grup gazetarësh në detyrë në qytetin Hamed, në veriperëndim të Khan Younisit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Studim: Bombat MK-84 të ShBA-së mund të shkelin ligjin humanitar
Studimi zbuloi se bombat MK-84, të cilat kanë një rreze shpërthimi të aftë për të vrarë njerëz brenda 360 metrave dhe për të shkaktuar lëndime dhe dëmtime ndërtesash deri në 800 metra larg, u shpërthyen "rrezikshëm afër" spitaleve në Gaza.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore