Autoritetet palestineze në Gaza janë shprehur të pikëlluar sot për vdekjen e mjekes australiane Jean Calder, e cila kaloi vite duke u shërbyer refugjatëve palestinezë.
Zyra e Informacionit të Qeverisë në deklaratën e saj njoftoi se Jean Calder ndërroi jetë në qytetin Khan Younis në Gazën jugore në moshën 89-vjeçare.
Sipas deklaratës, mjekja Calderin ishte "ikonë e punës humanitare në mbështetje të çështjes palestineze".
“Calder insistoi të qëndronte në Gaza për të ndjekur misionin e saj humanitar”, shton deklarata.
"Ajo kushtoi jetën e saj për t'i shërbyer popullit palestinez përmes punës së saj mjekësore", thuhet më tej.
Mjekja australiane filloi përpjekjet e saj për të ofruar ndihmë për refugjatët palestinezë në vitin 1981 si vullnetare për Shoqatën Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe në Liban. Atje, ajo krijoi një repart rehabilitimi dhe terapi fizike në Spitalin Haifa në kampin e refugjatëve Borj El-Brajneh për t'u shërbyer njerëzve me aftësi të kufizuara.
Ajo gjithashtu u paraqit vullnetare si mjeke në spitalet fushore në Liban gjatë luftës izraelite në vend në vitin 1982.
Po atë vit, Calder u transferua në Egjipt, ku themeloi një qendër tjetër rehabilitimi për palestinezët në vend.
Në vitin 1997, mjekja australiane u transferua në Gaza, ku themeloi Kolegjin Universitar të Zhvillimit të Aftësive, nën mbikëqyrjen e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe, ku punoi si vullnetare deri pak vite para vdekjes së saj.
Rripi i Gazës, vendbanimi i një popullsie prej 2,3 milionë banorësh, është nën një bllokadë të gjatë izraelite që nga viti 2007, e cila ka një ndikim të pashpjegueshëm negativ në jetesën e banorëve të këtij territori.