Zëdhënësi i BE-së: Putin i “frikësuar” nga samiti i paqes në Ukrainë       / Foto: AA

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka pohuar se përpjekjet e presidentit rus, Vlladimir Putin, për të minuar efektivitetin e Samitit Global të Paqes për Ukrainën tregojnë se ai ka frikë nga ngjarja e planifikuar për 15-16 qershor në Zvicër.

Në një konferencë për media në Bruksel, Stano theksoi mbështetjen e fortë e BE-së për samitin e paqes, si dhe rëndësinë e samitit.

“Ne e shohim atë si një burim vendimtar frymëzimi për procesin e ardhshëm të paqes”, shto ai.

I pyetur për përpjekjet e Rusisë për të organizuar një ngjarje të ngjashme, Stano theksoi se “përpjekja për të minuar efektivitetin e samitit (në Zvicër) me ngjarje paralele vetëm tregon se si Putin ka frikë nga samiti”.

“Qëllimi i këtij samiti është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ne e shohim atë si një frymëzim për një proces të paqes në të ardhmen. Si BE, ne po punojmë intensivisht me partnerët tanë në mbarë botën për të siguruar përfaqësim sa më të gjerë. Aktualisht, mbi 70 vende janë zotuar të marrin pjesë”, tha Stano.

Ai shtoi se është një ngjarje e madhe dhe se BE-ja po bashkëpunon me partnerë ukrainas dhe zviceranë, si dhe me partnerë të tjerë për të arritur nivelin më të mirë të përfaqësimit dhe numrin më të madh të vendeve pjesëmarrëse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një deklaratë nga Brukseli tha se ai pret që të gjithë liderët, veçanërisht presidenti i ShBA-së, Joe Biden, si dhe presidenti kinez, Xi Jinping, të marrin pjesë në samit.

Ai tha se dështimi i presidentit Biden për të marrë pjesë në samit do të nënkuptonte “duartrokitje” për presidentin rus.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, tha se pjesëmarrja e Rusisë nuk pritet.

TRT Balkan / agjencitë