Zelenskyy: Luftimet për kontrollin e rajonit Donbas vazhdojnë.     Foto: Reuters 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se luftimet për kontrollin e rajonit ukrainas Donbas po vazhdojnë.

"Situata në Donbas është e vështirë, akute", tha Zelenskyy në një fjalim drejtuar kombit.

Bakhmut, Kreminna dhe zona të tjera në Donbas tani kanë nevojë për "forcë dhe përqendrim maksimal", tha ai në video-mesazhin e publikuar në mediat sociale.

Zelenskyy falënderoi ushtarët ukrainas që mbajnë me vendosmëri pozicionet e tyre, qëndrojnë të fortë dhe "gjejnë mundësi për të luftuar pushtuesit".

Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë gati për sulme ose provokime të mundshme raketore ruse.

"Mbrojtja ajrore po përgatitet, shteti po përgatitet dhe të gjithë duhet të përgatiten. Ju lutem t'u kushtoni vëmendje sirenave", tha ai.

AA