Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar ukrainasit që të jenë të kujdesshëm pas shpërthimeve të djeshme në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
“Tani po u kërkoj të gjithë qytetarëve tanë në Krime, në rajone tjera në jug të vendit, në zonat e pushtuara të Donbasit, në rajonin e Kharkivit, që të jenë shumë të kujdesshëm. Ju lutemi, mos iu afroni objekteve ushtarake të ushtrisë ruse dhe të gjitha atyre vendeve ku ata ruajnë municione dhe pajisje, ku ata mbajnë bazat e tyre”, tha Zelenskyy në një fjalim mbrëmë vonë.
Rusia fajësoi sabotatorët për shpërthimet në një nga depot e saj të municioneve në Dzhankoi, Krime. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, shpërthimet dëmtuan objekte civile, duke përfshirë linjat e energjisë elektrike, termocentralet, shinat hekurudhore dhe ndërtesat e banimit.
Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, njëveprim i dënuar nga SHBA-ja, BE-ja, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, si dhe Türkiye.