Të paktën 31 anëtarë të ekuipazhit të një luftanijeje janë zhdukur pasi një korvetë e Marinës Mbretërore Tajlandeze u fundos mbrëmë në Gjirin e Tajlandës.
Menjëherë është nisur një operacion masiv i kërkim/shpëtimit, që përfshin anije luftarake dhe helikopterë, në kërkim të anëtarëve të ekuipazhit të anijes luftarake HTMS Sukhothai e cila u fundos mbrëmë në brigjet e provincës Prachuap Khiri Khan, në jug të kryeqytetit Bangkok.
Marina Mbretërore Tajlandeze tha se "valët e forta të erës" po shkaktojnë shqetësime në operacionin e shpëtimit.
Korveta kishte pësuar një ndërprerje të energjisë dhe më pas edhe përmbytje, përpara se të fundosej rreth 37 kilometra detare nga bregu.
Marina tha se uji kishte "depërtuar në sistemin elektrik" duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe "makinat kryesore ndaluan së punuari".
Gjithashtu, u njoftua se 75 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, nga të cilët 11 janë duke u trajtuar, ndërsa kërkimi për 31 të tjerë është ende në vazhdim.