Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Gjatë bisedës Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe që kanë përfunduar me sukses shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës për të cilin ata kanë punuar prej kohësh.
Ai bëri të ditur se marrëveshja për eksportimin e drithit të Ukrainës përmes Detit të Zi ka funksionuar dhe se një qëndrim i ngjashëm mund të paraqitet edhe në aspektin e Centralit Bërthamor Zaporizhzhia për të cilin ende është i vlefshëm propozimi për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e nevojshëm në drejtim për ngritjen e një zone të pastruar nga ushtarët përreth centralit.
Erdoğan tha se mbajtja e referendumeve të njëanshme në disa rajone të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin rus mund të vendosin në vështirësi përpjekjet për rigjallërimin e procesit diplomatik. Presidenti Erdoğan potencoi se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj kontributi të nevojshëm për zgjidhjen e luftës me rrugën e negociatave paqësore.
28 Sht 2022
Zhvillohet bisedë telefonike Erdoğan-Zelenskyy
Gjatë bisedës telefonike presidenti turk, Erdoğan tregoi gatishmëri kontributi për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë në mënyrë paqësore.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.