Rreth 250 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit të parë të madh pyjor të vitit që shpërtheu midis qyteteve Castellon dhe Teruel në lindje të Spanjës.
Shërbimi i urgjencës ushtarake, Qendra Kombëtare e Monitorimit dhe e Koordinimit të Emergjencave ka lëshuar një paralajmërim për "rrezik shumë të lartë" për shkak të një zjarri që përhapet me shpejtësi në pyll pranë vendbanimit Villanueva de Viver në Castellon.
Në vend të ngjarjes për momentin janë duke operuar 15 avionë, ndërsa zjarri deri më tani ka përfshirë më shumë se 1.000 hektarë tokë.
Autoritetet njoftuan se 250 persona ishin evakuuar.
Viti i kaluar ishte më i keqi në historinë e Spanjës kur bëhet fjalë për zjarret në pyje.
Më shumë se 310 mijë hektarë tokë janë djegur vetëm brenda një viti.