Rreth 50 për qind e qytetit historik kanadez të Jasper në Alberta, nga e enjte është djegur dhe të paktën 25.000 njerëz janë evakuuar në fillim të kësaj jave, sipas raportimeve të mediave. Mes të evakuuarve ka më së shumti turistë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau urdhëroi ushtrinë të ndihmoi në shuarjen e 176 vatrave të zjarreve në zonë.
"Qindra zjarrfikës nga vende si Meksika, Zelanda e Re dhe Australia janë në Kanda ose tashmë rrugës për të ndihmua", tha Trude.
Një zyrtar në Alberta tha se aktualisht ka 400 zjarrfikës në Jasper.
Krahas shkatërrimit të qytetit dhe të Parkut Kombëtar Jasper, i cili vizitohet nga dy milionë mensos në vit, ekziston frika se zjarret mund të rrezikojnë tubacionin Trans Mountain, i cili kalon përgjatë parkut. "Nuk mund të mohohet se ky është makthi më i keq i çdo komuniteti", tha kryeministrja e Albertës, Danielle Smith.
Në kohë kur Alberta përballet me 176 vatra zjarri pyjore, 424 zjarre të tjera janë aktive në provincën fqinje të Kolumbisë Britanike, me të cilën ballafaqohen 1.229 zjarrfikës, raportoi Toronto Star.