Ura mes ShBA-së dhe Kanadasë mbyllet pas një shpërthimi      / Foto: AP

Ura e Ylberit në Ujëvarat e Niagarës është mbyllur pas shpërthimi të një automjeti në anën amerikane.

Kjo urë lidh ShBA-në dhe Kanadanë. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se po monitoronte nga afër situatën.

“Jam informuar për incidentin në Urën e Ylberit në Ujëvarat e Niagarës dhe ne po monitorojmë nga afër situatën”. Agjencitë shtetërore janë në terren dhe të gatshme për të ndihmuar”, tha Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një postim në rrjetin social X.

FBI-ja tha se po hetonte një "shpërthim automjeti" në urë. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan tym dhe dëmtime në vendin e shpërthimit.

TRT Balkan / agjencitë