Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Türkiye në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Türkiye.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Türkiye, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi, alias Gramos Rexhepi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
TRT Balkan / agjencitë