Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është zhvilluar mbledhja e përbashkët e dy redaksive vendore asaj të Shqipërisë dhe Kosovës të “Enciklopedisë shqiptare”.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari ASHSH, akademik, Skënder Gjinushi si dhe kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja.
Në kete mbledhje të redaksive u bë një parashtresë e rezultateve dhe problemeve që kanë dalë në procesin e deritashëm të realizimit të projektit Enciklopedia shqiptare nga akademik Mehmet Kraja.
U dha një relacion për arritjet, problemet dhe zgjidhjet e rekomanduara referuar takimeve të redaksive të fushave me njëra-tjetrën dhe në grupfusha në Tiranë gjatë muajit maj nga akademik Shaban Sinani.
“Një relatim me statistika rreth procesit të kalimit prej fjalësit paraprak në fjalësin e përbashkët të Enciklopedisë shqiptare nga dr. Arian Leka, përgjegjës i sektorit të botimeve enciklopedike në QBEA; Prof. dr. Azis Pollozhani informoi për rezultatet e punës të redaksisë së posaçme për trashëgiminë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe më pas pati një bisedë me diskutime e pyetje”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Gjithashtu, njoftohet se në përfundim të takimit janë miratuar disa rekomandimeve të nevojshme për përfundimin e punës për fjalësin e përbashkët dhe kalimin në fjalësin e stabilizuar.