Shqipëria nesër do jetë në ndeshje përballë Kroacisë, ndeshja e dytë e Grupit B në Kampionatin Evropian të Futbollit "EURO 2024".
Përballja me kroatët do të zhvilllohet në stadiumin "Volkspark" në qytetin gjerman të Hamburgut në orën 15:00.
Arbitri i ndeshjes do të jetë francezi François Letexier, ndërsa ndihmësit e Letexierit do të jenë nga i njëjti vend Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë zvicerani, Sandro Scharer.
Humbje në ndeshjet e para
Performanca e Shqipërisë dhe Kroacisë në ndeshjet e para nuk rezultoi me sukses dhe u pasua me humbje.
Spanja fitoi kundrejt Kroacisë me rezultat 3-0, ndërsa Italia mundi Shqipërinë me rezultatin 2-1, duke e kthyer rezultatin prej 0-1.
Me ndeshjen midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të dy kombëtaret do të përpiqen të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kampionat.
Dy kombëtaret luajnë për herë të parë në histori
Kjo ndeshje do të jetë e para midis dy kombëtareve.
Ndërkohë, kroatët, të cilët deri më tani në botërore kanë arritur të rrëmbejnë medalje tri herë, në Kampionatet Evropiane nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se çerekfinalet.
Në këtë ndeshje Kroacia pretendon për të shkuar më tutje duke e mundur Shqipërinë.
Nga ana tjetër, Shqipëria nuk dëshiron ta përfundojë "ëndrrën" herët për të prekur finalen, e cila pas "EURO 2016", garon për herë të dytë në një kampionat evropian.
11-shet e mundshme
Para ndeshjes, 11-shet e mundshme të ndeshjes sipas faqes së uebfaqes së UEFA-s janë si në vijim.
Kroacia: Livakoviq, Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Sosa, Modriq, Suçiq, Kovaçiq, Majer, Budimir, Kramariq
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bajrami, Ramadani, Laçi, Manaj, Asani