Në kryeqytetin e Shqipërisë, më 29-31 tetor, u zhvillua Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare, e cila u organizua nga Forca Detare/Roja Bregdetare shqiptare.
Pjesëmarrës në mbrëmjen përmbyllëse të forumit ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Ministri Vengu falënderoi të pranishmit në forum, i pari i organizuar në shtetin shqiptar, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të largëta, si ShBA-ja dhe Japonia.
Ky forum, i cili kishte për qëllim të rriste bashkëpunimin midis agjencive të rojave bregdetare të vendeve mesdhetare, mblodhi përfaqësues nga 14 shtete anëtare, dy shtete vëzhguese, përfaqësues nga pesë agjenci dhe institucione të BE-së, si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione kombëtare.
Fokusi i forumit për këtë vit ishin “Sfidat e Reja në Detin Mesdhetar: Ekonomia Blu, Tranzicioni Ekologjik dhe Funksionet e Rojës Bregdetare”.
Gjatë dy ditëve të forumit, u zhvilluan katër panele me fokus në praktikat më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.
Forumi MCGFF është një mundësi e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të adresuar sfidat e zakonshme në Detin Mesdhe, duke promovuar një qasje të përbashkët për ruajtjen e burimeve dhe sigurisë detare.
Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare (MCGFF) është një platformë vullnetare, jopolitike dhe e pavarur, e përbërë nga 24 vende mesdhetare.
Takimi i parë i MCGFF-së me iniciativën e Italisë u zhvillua në Gjenovë, në vitin 2009.
Takimet e mëpasshme të forumit respektivisht janë zhvilluar në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Türkiye, Francë, Marok, Itali dhe Shqipëri.