Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga puna dhe përpjekjet e dhjetëra efektivëve për shuarjen e zjarreve.
Vengu përcolli edhe mesazhin sensibilizues të Major Endrit Cengut nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile për gjithë popullsinë.
“Tregoni kujdes gjatë aktiviteteve, veçanërisht në terrene malore e pyje, për të mos lënë asnjë mbetje që mund të bëhet shkak për aktivizimin e zjarreve”, theksoi Cengu.
Ai shtoi se raportimi në kohë ndihmon në neutralizimin e shpejtë të zjarreve dhe mbrojtjen e jetës e pasurisë së përbashkët.
Vengu shprehu mirënjohje për sakrificën e të gjithë efektivëve të FA e forcave operacionale, të përfshirë në aksionet për shuarjen e zjarreve.
TRT Balkan / agjencitë