Në Tiranë është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit të Bashkimit Evropian (BE) me temë “Forcimi i kapaciteteve dhe efikasitetit të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.
Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Julian Hodaj, gjatë fjalës së tij në aktivitet theksoi se ky projekt dëshmon se së bashku mund të arrihen rezultate shumë të mira në afate shumë të arsyeshme.
"Unë besoj se ky projekt do të ngelet në historinë e Akademisë së Sigurisë sepse është hera e parë që një përpjekje e përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Brendshme materializohet në këtë lloj bashkëpunimi, pra një projekt binjakëzimi mes institucioneve arsimore të sigurisë publike", u shpreh Hodaj.
Hodaj tha se Qeveria e Shqipërisë ka një objektiv shumë të qartë për Akademinë e Sigurisë, që sipas tij, duhet të jetë një institucion elitar edukimi, për të gjithë punonjësit e institucioneve të sigurisë publike në vend.
"Qeveria shqiptare ka besuar dhe gjithmonë beson që arsimi cilësor dhe formimi cilësor është baza e ndërtimit të çdo institucioni publik, me profesionalizëm dhe integritet", tha Hodaj.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë dhe gjithnjë në rritje midis institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe BE-së është i rëndësishëm.
"Sot së bashku ne shënojmë mbylljen e këtij projekti të rëndësishëm binjakëzimi që pati për synim të forconte dhe të ndërtonte kapacitetet e Akademisë së Sigurisë. Nisja e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e bën bashkëpunimin tonë për zbatimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës në një kuptim më të gjerë, është gjithmonë e më tepër strategjik dhe me rëndësi", tha Hohmann.
Projekti ka mbështetur Akademinë e Sigurisë në Shqipëri në përditësimin e vizionit të saj strategjik dhe planifikimin operativ, për të përmirësuar kapacitetet arsimore, trajnuese dhe kërkimore, duke ndarë njohuritë dhe praktikat e trajnimit mbi zbatimin e ligjit të Finlandës dhe Estonisë.
Akademia e Sigurisë e Shqipërisë ofron programe studimi dhe trajnime mbi policimin, zbatimin e ligjit dhe çështjet e sigurisë.
28 Sht 2022
Hodaj: Akademia e Sigurisë të bëhet një institucion elitar në Shqipëri
Akademia e Sigurisë e Shqipërisë ofron programe studimi dhe trajnime mbi policimin, zbatimin e ligjit dhe çështjet e sigurisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore