Më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.    Foto: AA

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.

Gjykata konfirmoi për AA se në seancën e sotme është vendosur rrëzimi i kërkesës për marrjen e masës së sigurimit, kërkesë që ishte paraqitur nga Fondacioni Gülistan, pjesë e të cilit ishte kolegji i mbyllur.

Fondacioni Gülistan kishte kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, ndërkohë një kërkesë e tillë është rrëzuar nga gjykata.

Më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.

Në lidhje me këtë vendim autoritetet e Shqipërisë kanë deklaruar se vendimi është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

Gjithashtu autoritetet në Shqipëri kanë vendosur në shtator edhe për mbylljen e veprimtarisë edhe të institucionit arsimor privat, kopshtit “Zubeyde Hanim” në Tiranë, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, e lidhur me organizatën terroriste FETO, për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.

Edhe për kopshtin, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi gjatë shtatorit lënien në fuqi të urdhrit të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, për mbylljen e tij.

AA