Në Tiranë është prezantuar projekti i Bashkimit Evropian (BE) për “Zbatimin e ligjit në Shqipëri” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Bledar Çuçi, gjatë fjalës së tij në aktivitet prezantimin e projektit e ka vlerësuar si një konfirmim dhe konsolidim të partneritetit mes Shqipërisë dhe BE-së.
Ministri Çuçi tha se projekti në këtë etapë merr një rëndësi tjetër të veçantë, sepse sipas tij "do të na shoqërojë në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar, siç është procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, për aderimin e Shqipërisë në BE".
"Unë jam shumë i kënaqur që pikërisht në këtë moment vjen edhe etapa e radhës, etapa e re e bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë në asistencë që ofron për agjencitë ligj-zbatuese të Shqipërisë. Mbi të gjitha do të na mundësojë që ne të mësojmë nga modelet më të mira", tha Çuçi.
Ai shtoi se Shqipëria ka hyrë në një proces të pakthyeshëm, në një fazë rrugëtimi për të qenë anëtare e BE-së.
"Hapja e negociata jo vetëm na ngarkon me një përgjegjësi të madhe, por na jep edhe mundësinë për të evoluar dhe për tu transformuar në të mirë të progresit të Shqipërisë", tha Çuçi.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, projektin në fjalë e ka konsideruar të rëndësishëm.
“Ky projekt do të fillojë në bazë të një bashkëpunimi të ngushtë dhe në rritje ndërmjet BE-së dhe organeve ligj-zabtuese në Shqipëri”, tha Hohmann.
Disa institucione të Shqipërisë, si Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione të tjera do të asistohen për ta afruar performancën e tyre me standardet e BE-së.
Fushat kryesore të mbështetjes përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin mjedisor, menaxhimin e integruar të kufirit, kontrollin e trafikut rrugor dhe policimin në komunitet.
23 Sht 2022
Prezantohet projekti i BE-së për “Zbatimin e ligjit në Shqipëri”
Disa institucione të Shqipërisë, si Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione të tjera do të asistohen për ta afruar performancën e tyre me standardet e BE-së.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore