Bajram Begaj, nga karriera ushtarake te posti i presidentit të Shqipërisë / Foto: AA

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj përcolli sot mesazh solidariteti me popullin e Libisë pas fatkeqësisë natyrore që goditi këtë vend.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. Paraqes ngushëllimet e mia të ndjera ndaj familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga ndikimi shkatërrimtar i stuhisë Daniel në lindje të Libisë”, shkroi presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Rreth 10.000 persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese në Libi.

Stuhia e njohur si “Daniel” shkaktoi shira të dendur në Libi, duke çuar në përmbytje katastrofike në pjesën lindore të vendit.

Qindra persona janë varrosur tashmë në qytetin e goditur të Dernas, ku shpërthyen dy diga. Numri i viktimave vetëm në Derna ka arritur në 5.300 deri tani.

ATA