Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë statusin e minatorit        Foto: ATA

Sindikata e minatorëve ka zhvilluar një protestë ditën e enjte para Kuvendit, duke kërkuar statusin e e minatorit, ndërsa deputetët hynin për seancën plenare.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) kërkon statusin për minatorët.

Pensione dinjitoze, jo pensione elektorale”, shkruhen në pankartat e minatorëve para Kuvendit.

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj në Kuvend, të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili synon sigurimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës për të rregulluar statusin e minatorit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë dhe specifikat e profesionit të tyre.

Sipas PD-së, ky projektligj përbën një presion ndaj qeverisë dhe mazhorancës socialiste për të përmbushur një premtim të pambajtur. Në draft, kërkohet që paga e minatorëve të jetë të paktën dyfishi i pagës minimale në vend.

ATA