Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Amnisti/ Foto: Kuvendi i Shqipërisë 

Teksa ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë është votuar Ligji për Amnistinë Penale, 116 vota ishin pro, megjithatë nga kjo seancë nuk pati përfitim për subjektet e SPAK dhe GjKKO.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se më herët kishte paralajmëruar se amnistia do t’i kalonte 100 vota.

“Si Ministër Drejtësie, kam propozuar ligjin në qeveri me shpresën për të marrë të njëjtën mbështetje edhe në parlament nga deputetët e të gjitha prurjeve politike. Dëshiroja të ruhej tradita e mirë që ka dominuar në atë sallë.” u shpreh ministri.

Mandej, ministri vlerësoi bashkëpunimin e kolegëve në qeveri dhe në parlament për mbështetjen e ligjit, duke përfshirë edhe opozitën për bashkëpunimin në këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë. Ai gjithashtu falënderoi median për sensibilizimin e deputetëve dhe për të krijuar një debat të shëndetshëm publik.

Manja nënvizoi se është e rëndësishme që ligji të zbatohej me korrektësi dhe pa vonesë për të siguruar një amnistisë të drejtë dhe të shpejtë për subjektet e prekura.

Duke përfunduar, ai shprehu besimin se ky nuk do të jetë akti i fundit humanitar për Kuvendin, duke lënë hapësirë për më shumë progres dhe veprime në të ardhmen.

Sapo ligji të botohet në Fletoren Zyrtare, Amnistia Penale do t’u japë liri 700 të dënuarve. Nga ky ligj përfitojnë 1.100 të dënuar dhe të paraburgosur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1,5-2 vjet burg.

ATA